0800 777 88[email protected]Çdo ditë jave: 08:00-18:00; E Shtunë dhe E Diele: 09:00-17:00
Thirr PA PAGESË! : 038777888
Na dërgo email
Ose

Kushtet dhe afatet e llogarisë online të klientit

TERMAT DHE KUSHTET E LLOGARIVE ONLINE TË KLIENTËVE

Miratuar dhe përditësuar herën e fundit më 1 Prill, 2018

1. Këto Terma dhe Kushte zbatohen në të gjitha Llogaritë Online të Klientëve (“Llogaria Online”), të mirëmbajtura nga MONEGO Shpk. (“ne”, “neve”, “jonë”), dhe për Huamarrësit e saj (“ju”, “juaj”, “përdorues”).

2. Një kopje e këtyre Termave dhe Kushteve të Llogarive Online të Klientëve (“Termat e Llogarisë Online”), pasi ato mund të përditësohen, ndryshohen, shtohen ose zëvendësohen herë pas here, sipas gjykimit tonë të vetëm, mund të gjendet në faqen tonë të internetit www.Monego.com (“Webfaqja”), si dhe në secilën nga degët tona dhe/ose tek ndonjë prej partnerëve tanë të autorizuar (“Degët”); Lista e plotë e degëve mund të gjendet në faqen e internetit.

3. Këto Terma të Llogarisë Online përveç që nuk ndryshojnë, zëvendësojnë ose shfuqizojnë, termat dhe kushtet që rregullojnë shërbimet/produktet e kreditimit që ju ofrojmë, janë të bazuar në marrëveshjen përkatëse të Kredisë (“Marrëveshja”).

4. Ju mund të qaseni në mënyrë elektronike në Llogarinë Online nëpërmes webfaqes sonë, duke përdorur Detajet e Sigurisë, siç përcaktohet më poshtë; Llogaria juaj Online do të shërbejë si një platformë për të marrë Shërbimet tona Online.

5. Të dhënat që do të jepni në Llogarinë Online do të trajtohen dhe shpërndahen në pajtim me Politikat tona të Privatësisë. Ne asnjëherë nuk do të shpërndajmë Detajet e Sigurisë dhe/ose detajet e informacionit tuaj financiar të mbajtura në Llogarinë Online, përveç dhe në masën që kërkohet me ligj.

6. Kurdoherë që përdoren në këto Terma të Llogarisë Online, përveç nëse konteksti e kërkon ndryshe, këto shprehje do të kenë kuptimin si në vijim:

Aplikim: nënkupton çdo kërkesë të cilën na dërgoni nëpërmjet Llogarisë Online, në lidhje me Marrëveshjen.

Pajisje: nënkupton të gjitha mekanizmat dhe pajisjet e përputhshme, softueri (përfshirë shkarkimet e nevojshme të aplikacioneve), linjat e komunikimit, routerët, telefonat celularë dhe pajisjet e tjera të përdorura dhe të kërkuara nga ju për tu qasur në mënyrë elektronike në Shërbimin Online.

Linja ndihmëse: nënkupton shërbim i ndihmës që mund t’ju ofrojmë për t’ju ndihmuar me përdorimin e Shërbimit Online, detajet e të cilave mund të gjenden në webfaqen tonë.

Marrëveshje: nënkupton marrëveshjen e linjës së Kredisë që e keni lidhur me ne, apo planifikoni ta lidhni në përfundim të Aplikimit.

 

Llogaria Online: nënkupton Llogaria Online e Klientit e hapur me ne, dhe që mirëmbahet nga ne në pajtim me këto Terma të Llogarisë Online.

 

Termat e Llogarisë Online: nënkupton këto terma dhe kushte të aplikueshme për Llogarinë Online.

 

Shërbimi Online: nënkupton shërbimi që ne ofrojmë për t’ju mundësuar të menaxhoni marrëdhëniet tuaja me ne në lidhje me Marrëveshjen, si marrja e informacionit mbi bilancin e detyrimeve dhe transaksionet e detajeve, ndryshimet në profilin tuaj, ofrimin dhe marrjen e njoftimeve, aplikimet tjera, etj.

 

Politika e privatësisë: nënkupton termat dhe kushtet, siç janë në fuqi herë pas here, mbi të cilat do të trajtojmë të dhënat personale që na keni ofruar për qëllime të lidhjes dhe zbatimit të Marrëveshjes dhe/ose qasjes në Shërbimin Online.

 

Profil: nënkupton seksionin e profilit të përdoruesit të Llogarisë Online që përmban të dhënat tuaja personale.

Detajet e Sigurisë: nënkupton fjalëkalimi dhe informacione të tjera të sigurisë të cilat do t’ju duhen për të hyrë në Shërbimin Online, siç detajohet më poshtë.

 

Webfaqe: nënkupton adresa e webfaqes në http://www.monego.com.

7. Këto Terma të Llogarisë Online do të interpretohen si më poshtë:

7.1          Njëjësi përfshin shumësin dhe anasjelltas;

7.2          Referimi tek një gjini përfshin gjininë tjetër si dhe gjininë neutrale;

7.3          Çdo frazë që fillon me fjalët “përfshirë”, “përfshin”, “veçanërisht”, “për shembull”, ose të ngjashme me to, do të interpretohen si ilustrim dhe pa kufizime ndaj përgjithësimit të fjalëve të ngjashme të përgjithshme;

7.4          Në rast të ndonjë mospërputhjeje midis këtyre Termave të Llogarisë Online dhe termave dhe kushteve të Marrëveshjes, përveç nëse konteksti e kërkon ndryshe, do të mbizotërojnë dispozitat e Marrëveshjes.

 

8. Shërbimi Online ju mundëson:

8.1          të merrni informacion lidhur me bilancin e Llogarinë suaj Online;

8.2          të na kërkoni të kryejmë veprime në lidhje me Marrëveshjen;

8.3          të përditësoni të dhënat tuaja të profilit;

8.4          të bëni njoftime;

8.5          të përdorni funksionalitete të tilla të tjera, siç mund t’i vëmë në dispozicion kohë pas kohe përmes Shërbimit Online;

8.6          të kërkoni zgjatjen e Marrëveshjeve ekzistuese, dhe të bëni kërkesa shtesë për shumën e kredisë;

8.7          të jepni pëlqimin për çdo ofertë të bërë nga ne;

8.8          të kryeni veprime tjera të ofruara nga Huadhënësi kohë pas kohe.

9. Për tu qasur në Shërbimin Online ju duhet të keni aktivizuar Llogarinë tuaj Online nëpërmjet webfaqes sonë, siç udhëzohet në Webfaqe përmes një komunikimi me e-mail, duke përdorur Detajet e Sigurisë të paraqitura si më poshtë.

10. Detajet e Sigurisë suaj për Shërbimin Online përmbajnë:

10.1        një numër identifikimi të përdoruesit;

10.2        një fjalëkalim sekret (të dhënë personalisht dhe në mënyrë të sigurt);

11. Pas aktivizimit të Llogarisë suaj Online, do t’ju kërkohet të ndryshoni Fjalëkalimin e dhënë; gjithashtu do t’ju kërkohet të jepni ndonjë informacion të rëndësishëm të cilin duhet ta mbani në mend, të cilin do t’ju kërkonim ta konfirmoni në rast se harroni Fjalëkalimin tuaj.

12. Për arsye sigurie, ne mund të ndryshojmë karakteristikat minimale të kërkuara për tu qasur në ndonjë nga Shërbimet Online dhe të bëjmë ndryshime operative për të cilat do të njoftoheni. Çdo përditësim i kërkesave tona të sigurisë do të vendoset në Webfaqen tonë. Ju jeni përgjegjës për zëvendësimin ose modifikimin e Pajisjes suaj, nëse një ndryshim në karakteristikat tona teknike rezulton që pajisja juaj të jetë e mospërputhshme me to për të pasur qasje në kërkesat e Shërbimit Online, ose nuk jeni në gjendje të kryeni të gjitha Shërbimet e kryera më parë dhe funksionet e Shërbimit të përdorur Online, atëherë përgjegjësia mbetet tek ju.

13. Ju personalisht jeni përgjegjës për të paguar çdo shpenzim të ofruesit të shërbimit të komunikimit dhe pagesat që mund të lindin për tu qasur dhe përdorur Shërbimin Online ose Linjën tonë ndihmëse. Të gjitha thirrjet telefonike ndërmjet nesh mund të monitorohen dhe të regjistrohen, për tu siguruar që kërkesat tona të kryhen në mënyrë korrekte.

14. Ne nuk mund të garantojmë shpejtësinë me të cilën do të keni mundësi të qaseni dhe të përdorni Shërbimin Online.

15. Ne do të përdorim të gjitha përpjekjet e arsyeshme për ta mbajtur Shërbimin Online në funksion dhe për të qenë në dispozicion 24/7, por ju e kuptoni se ndonjëherë kjo mund të mos jetë e mundur për shkak të kufizimeve teknike. Në rast të ndërprerjes së Shërbimit Online, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për ta rikthyer atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse ne duhet të kryejmë mirëmbajtjen ose përmirësimin e punës në Shërbimet Online, ne do t’ju informojmë paraprakisht për periudhën e ndërhyrjes në shërbim. Ne mund të mos jemi në gjendje të ju njoftojmë nëse puna e mirëmbajtjes ose riparimit është urgjente dhe e rëndësishme ose për shkak të rrethanave përtej kontrollit tonë të arsyeshëm.

16. Ne instalojmë Certifikata SSL në serverët e saj në internet. Kur transmetoni të dhëna në webfaqen tonë, krijohet një sesion i sigurt me shfletues, dhe protokolli i aplikimit (i njohur edhe si HTTP) ndryshon në HTTPs, me ç’rast ‘S’ nënkupton ‘siguri’. Pavarësisht nga masat mbrojtëse të mësipërme, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit mund të mos jetë 100% i sigurt dhe ne nuk mund të garantojmë sigurinë e të dhënave tuaja të transmetuara, përfshirë rastet kur Pajisja juaj është e infektuar me viruse ose programe të tjera qëllimkëqija.

17.Për arsye sigurie, ne kërkojmë që ju të identifikoheni me anë të Detajeve të Sigurisë dhe që kurrë të mos e ndani Fjalëkalimin tuaj me askënd tjetër, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes suaj. Në qoftë se e ndani Fjalëkalimin tuaj, këtë e bëni në përgjegjësinë tuaj, dhe kur një përdorues i tretë hyn dhe përdor Shërbimin Online, nëpërmjet Detajeve tuaja të Sigurisë, çdo informacion ose transaksion i kryer nëpërmjet Llogarisë Online apo webfaqes sonë, do të konsiderohet si i ligjshëm dhe i bëre nga ju direkt.

18.Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e arsyeshëm të nevojshëm për të ndaluar, kthyer ose modifikuar një transaksion të kryer duke përdorur Detajet e Sigurisë, nëse marrim dëshmi të mjaftueshme që Detajet tuaja të Sigurisë janë komprometuar. Sidoqoftë, nuk mund të garantojmë se do të jemi në gjendje të pajtohemi me kërkesën tuaj, sepse transaksioni mund të jetë përpunuar.

19. Ne rezervojmë të drejtën për të pezulluar të drejtën e qasjes në Detajet tuaja të Sigurisë në qoftë se:

19.1        menjëherë marrim nga ju, bazuar në një dëshmi të pranueshme të identitetit tuaj, një njoftim që Detajet tuaja të Sigurisë janë komprometuar;

19.2        dyshojmë në mënyrë të arsyeshme që Detajet tuaja të Sigurisë janë komprometuar (p.sh. në rast të një numri përpjekjesh të pasuksesshme për tu qasur);

19.3        dyshojmë në mënyrë të arsyeshme se Shërbimi Online është duke u përdorur për qëllime të paligjshme, mashtruese ose qëllime tjera penale, përfshirë shpërlarjen e parave ose aktivitetin terrorist;

19.4        na kërkohet ligjërisht nga një autoritet kompetent sipas ligjit;

19.5        ju keni shkelur dispozitat e këtyre Termave të Llogarisë Online dhe/ose të termave dhe kushteve të Marrëveshjes që keni lidhur me ne;

19.6        klienti ka vdekur dhe një gjë e tillë është dëshmuar përmes dokumentit përkatës.

20. Nëse ne kemi pezulluar të drejtat e qasjes për Detajet tuaja të Sigurisë me iniciativën tonë, ne do t’ju informojmë se e kemi bërë këtë dhe do t’ju japim arsyet për një pezullim të tillë, përveç nëse zbulimi i një arsyeje të tillë na ndalohet me ligj.

21. Për arsye sigurie, Detajet e Sigurisë do të çaktivizohen automatikisht nëse nuk keni qasje në Shërbimet Online për çdo periudhë 12 (dymbëdhjetë) mujore duke filluar nga data e qasjes së fundit. Pas një deaktivizimi të tillë, ju mund të kërkoni detaje të reja të sigurisë në degët tona.

22. Ne rezervojmë të drejtën për të deaktivizuar Detajet tuaja të Sigurisë në çdo rast të ndërprerjes së Marrëveshjes që keni lidhur me ne.

23. Në diskrecionin tonë të vetëm, ne mund të përditësojmë, ndryshojmë, zgjasim ose zëvendësojmë këto Terma të Llogarisë Online, herë pas here, duke ju njoftuar siç përshkruhet në Marrëveshje.

24. Ligji i zbatueshëm për këto Terma të Llogarisë Online dhe gjykatat që kanë juridiksion në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje që mund të lind nga kjo Marrëveshje, do të jenë të përcaktuara në Marrëveshje.

.